Para

Ibrahimaj: 5 mijë lekë bonus për verën pensionistëve, nesër nis shpërndarja

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë vendimin për tu dhënë të gjithë pensionistët, një “bonus vere”, në masën e 5 mijë lekëve të reja apo 50 mijë lekëve të vjetra.

Ministrja Delina Ibrahimaj, në një komunikim me gazetarët nga selia e Këshillit të Ministrave, ka njoftuar të gjithë pensionistët se shpërndarja e bonusit fillon nga nesër, datë 1 Korrik.

“Duke parë performancën e ekonomisë, 5 mujorin e parë të vitit, por dhe performancën e të ardhurave që janë mbledhur shtesë nga institucionet, ne vendosëm sot që të akordojmë një bonus për pensionistët. Ky do të jetë bonusi i verës me vlerë 5 mijë lekë”, u shpreh ajo.

Më tej, ministrja Delina Ibrahimaj tha se përfitues do të jenë të gjitha kategoritë e pensionistëve dhe nga nesër, ata do të kenë mundësi të tërheqin bonusin e verës në qendrat e shpërndarjes së pensioneve.

Copyright © Gazeta “Si”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë