Makina

Ford ripunëson inxhinierë njerëzorë pasi AI dështoi të bëjë punën

Nga Gazeta Si- Ford ka punësuar përsëri disa inxhinierë njerëzorë pasi inteligjenca artificiale nuk arriti të përputhej me aftësitë dhe përvojën e tyre.

Në një përpjekje për të përfituar nga teknologjia, të cilën zhvilluesit pretendojnë se mund të ulë kostot dhe të rrisë produktivitetin, prodhuesi amerikan i makinave e përvetësoi atë në disa pjesë të operacioneve të saj, duke përfshirë edhe kontrollet e cilësisë.

Por, sipas Bloomberg, drejtuesit e saj thanë se firma ka punësuar përsëri më shumë se 300 inspektorë “veteranë” të cilësisë në vitet e fundit për të kompensuar grackat e sistemeve të automatizuara.

“Inteligjenca artificiale është një mjet fantastik, por është aq e mirë sa informacioni që përdorim për ta trajnuar atë”, u tha gazetarëve Charles Poon, nënkryetar i inxhinierisë së pajisjeve të automjeteve.

“Gjatë viteve të kaluara, ne nuk i kushtuam aq vëmendje sa duhej përvojës së inxhinierëve tanë më të ditur që kanë qenë me ne në shumë cikle produktesh”, tha ai.

Prodhuesi amerikan i automobilave është ndër shumë që kanë shfrytëzuar zhurmën rreth inteligjencës artificiale, veçanërisht mes entuziazmit të Ëall Street për potencialin e teknologjisë për të rritur marzhet.

“AI do të lërë pas shumë punonjës të shëndetësisë”, tha shefi i Ford, Jim Farley, në një intervistë qershorin e kaluar.

Në një telefonatë për të ardhurat në tetor, drejtori operativ Kumar Galhotra tha se firma po “vendoste AI në të gjithë sistemin industrial”.

Kjo përfshinte vendosjen e 900 kamerave të mundësuara nga inteligjenca artificiale në fabrikat e saj “për të zbuluar problemet e cilësisë në burim dhe për të na ndihmuar të zbusim ndërprerjet e furnizimit”, u tha Galhotra investitorëve.

Por Poon u tha gazetarëve të mërkurën se kontrollet e firmës të drejtuara nga inteligjenca artificiale nuk kishin arritur të përmbushnin pritjet.

“Gabimisht, menduam se duke futur vetëm inteligjencën artificiale dhe duke përvetësuar kërkesat e projektimit që kishim, kjo do të prodhonte një produkt me cilësi të lartë”, tha ai.

Poon vuri në dukje mjetet e automatizuara që nuk kishin trajnimin dhe ekspertizën e teknikëve veteranë- shumë prej të cilëve, sipas tij, ishin larguar nga kompania përpara se njohuritë e tyre të mund të përdoreshin për të përmirësuar teknologjinë e saj.

Ai tha se këta punëtorë njerëzorë ishin rikthyer që atëherë për të trajnuar sistemet e saj, si dhe për të mësuar punëtorët më të rinj.

“Ne e kuptuam se për të përmirësuar disa nga mjetet tona të automatizimit, të të mësuarit automatik dhe të inteligjencës artificiale, duhej të siguroheshim që ato të trajnoheshin nga individët më me përvojë”, tha ai, sipas Bloomberg.

Pranimi i Ford për dështimet e saj në AI erdhi ndërsa lavdëroi rikthimin e saj në krye të një indeksi të përdorur si një pikë referimi e industrisë për të matur cilësinë e automjeteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë