Gazeta Si – Qytetarë të shumtë i janë bashkuar mbrëmjen e të dielës protestës së 22-të kundër qeverisë, me thirrjet “Revolucion” dhe “Rama n’burg, Berisha n’burg”.
Ata janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të vijuar më pas drejt kryeministrisë. Në protestë raportohet se kanë mbërritur dhjetëra shqiptarë të Kosovës, ndërsa diaspora vijon të jetë në shesh duke kërkuar largimin e klasës së vjetër politike dhe ndërtimin e një Shqipërie të re.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama sot bëri të qartë se nuk ka ndërmend të largohet. Pas algoritmit të rrjeteve sociale, të cilin Rama e cilëson si faktor kryesor të protestave masive, kryeministri ka gjetur një tjetër faktor, atë që e konsideron “dorë të fshehur” të partive të reja për karrierën e tyre politike.
Mbrëmjen e së shtunës pati një incident me një grup protestuesish të maskuar që përdhosën flamurin izraelit.
Nga sheshi, aktivisti Arben Kola tha se bëhet fjalë për grupe të infiltruara mes tyre, duke shtuar se distancohen nga veprimi.
Për ngjarjen, ka pasur reagime nga Ministria e Jashtme që tha se është “akt i turpshëm”, fjalë të cilave u bëri jehonë edhe ambasadorja izraelite, Galit Peleg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje