Nga Gazeta Si- Policia e Tiranës ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me zhdukjen e Eglant Koçit, 34-vjeçarit që u pa për herë të fundit më 4 qershor në kryeqytet.
A.Sh., është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin. Ndërsa një 25-vjeçar është arrestuar për përkrahje të autorit të dyshuar.
Deri tani është gjetur motomjeti i 34-vjeçarit si dhe është identifikuar dhe kontrolluar ambienti ku është futur 34-vjeçari, ambient nga i cili më pas ka dalë autori i dyshuar dhe mund të ketë marrë me vete, me automjet, 34-vjeçarin.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar gjithashtu se autori i dyshuar ka larguar motomjetin e 34-vjeçarit nga vendi ku ishte parkuar fillimisht.
Automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar 34-vjeçari, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë E. Z., 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar 41-vjeçarin në këtë rast.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje