Presidenti amerikan Donald Trump dyshohet se është parë duke fjetur gjatë ndeshjes së tretë të finales së NBA-së, të zhvilluar të hënën mbrëma në Madison Square Garden.
Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, disa përdorues pretendojnë se kanë vënë re presidentin duke dremitur gjatë transmetimit nga lozha private ku ai ndodhej së bashku me pronarin e New York Knicks, James Dolan.
DONALD TRUMP HAS FALLEN ASLEEP IN MADISON SQUARE GARDEN WATCHING THE NBA FINALS 😭😭😭 pic.twitter.com/svVdqC2u37
— Hater Report (@HaterReport) June 9, 2026
Rasti ka nxitur reagime të shumta në internet, ku kritikët e kanë rikthyer në vëmendje akuzat e mëparshme ndaj Trump për përgjumje gjatë aktiviteteve publike, duke e cilësuar shpesh me nofkën “Commander-in-Sleep”.
Grupi aktivist anti-Trump “Lincoln Project” e ironizoi praninë e tij në ndeshje, duke e quajtur “dremitja më e shtrenjtë e financuar nga taksapaguesit”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje