Shtëpia italiane e modës Prada ka zbuluar veshjen me shtresë të brendshme që do të vishet nga astronautët e NASA-s që shkojnë në hënë, duke nënvizuar përpjekjen e markës për t’u bërë e para që do të bëjë përparime në industrinë hapësinore.
Kostumi që përqafon trupin, i krijuar në bashkëpunim me zhvilluesin e infrastrukturës hapësinore Axiom Space, përmban tuba ventilimi të thurura në veshje.

“Ne kemi një spektër të gjerë aftësish dhe njohurish,” tha Lorenzo Bertelli, drejtori i marketingut i Prada-s, në një aktivitet në dyqanin e Prada-s në Manhattan.

Markat luksoze kanë marrë prej kohësh frymëzim nga udhëtimet hapësinore. Por Prada ka shkuar “përtej frymëzimit në një partneritet të vërtetë ndërsa industritë e eksplorimit të hapësirës dhe turizmit zhvillohen”, thotë Thomai Serdari, profesor marketingu në Shkollën e Biznesit Stern të Universitetit të Nju Jorkut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje