Nga Gazeta ‘Si’- Ish-presidentja e Kosovës dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, ka ushtruar të drejtën e votës në Shkollën “Shkëndija” në Hajvali.
Pas votimit, Osmani u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor, duke theksuar rëndësinë e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve dhe tejkalimit të krizave politike në vend.
“Uroj për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës një proces zgjedhor të rregullt, një proces zgjedhor që i kontribuon demokracisë në vendin tonë, që i kontribuon edhe krijimit të institucioneve sa më parë që të jetë e mundur, në mënyrë që Kosova të dalë nga krizat e njëpasnjëshme. Kjo është në interes të vendit tonë, është në interes të qytetarëve tanë dhe do ta forcojë Kosovën edhe përbrenda edhe jashtë kufijve të saj. Kështu që, shpresoj shumë që sa më shumë qytetarë tanë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike në mënyrë që të dëgjohet zëri i tyre në këtë proces kaq të rëndësishëm e kaq jetik për vendin tonë”, ka deklaruar Osmani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje