Kosova

Voton Kurti, apel qytetarëve: Vota juaj përcakton legjitimitetin e institucioneve

Nga Gazeta ‘Si’- Pasi hodhi votën te Fakulteti Juridik i Prishtinës, Albin Kurti u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në zgjedhje me synim legjitimitetin e institucioneve. 

Sipas tij sot vendosin ata që votojnë.

“I sugjeroj të gjithë qytetarët e republikës që paraprakisht ta kontrollojnë vendvotimin dhe atëherë kur ta verifikojnë që e kanë aty ku kanë menduar të nisen në këtë ditë kaq të rëndësishme për institucionet e Republikës së Kosovës ë për qeverisjen në vazhdim dhe gjithashtu për mbarëvajtjen e republikës. Sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve në zgjedhje, aq më i madh është legjitimiteti i institucioneve dhe aq më solid stabiliteti i tyre. Sot vendosin ata që votojnë.
Prandaj edhe u bëj thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike, ta përdorin mundësinë qytetare për të përcaktuar përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Republikës në legjislaturën e 11-të”, u shrpeh Kurti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë