Kosova

Rubio në Kongres: Anëtarësimi i Kosovës në NATO s’është në krye të agjendës

Nga Gazeta ‘Si’- Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka vlerësuar se në këtë fazë zgjerimi i NATO-s, më konkretisht pranimi i Kosovës në Aleancën Veri – Atlantike nuk është një çështje që mund të ndodhë së shpejti.

Gjatë një seance dëgjimore në Kongres ku i pranishëm ishte Rubio, kryetar i Nënkomitetit për Europën, kongresmeni Keith Self, potencoi se janë katër shtete anëtare të NATO-s që po e bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke kërkuar kështu ndihmën e Rubios për të shtyrë përpara çështjen e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Në këtë pikë Rubio, tha se NATO është e fokusuar në tema të tjera më të rëndësishme dhe se anëtarësimi i Kosovë në NATO “nuk është realisht në krye të agjendës”, gjë të cilën e ka konstatuar pas bisedave me disa nga shtetet anëtare të NATO-s.

“Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ndodhë kurrë, thjesht do të thotë se nuk është prioritet duke pasur parasysh këto pika të tjera të tensionit. Kjo çështje nuk ka qenë e theksuar në bisedat e fundit me aleatët tanë të NATO-s”, ka thënë ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë