Një raketë pa pilot e kompanisë ‘Blue Origin’ shpërtheu gjatë një prove në një platformë lëshimi në Florida, duke shënuar një pengesë të rëndësishme për kompaninë hapësinore të miliarderit Jeff Bezos.
Incidenti ndodhi gjatë një testi ku motorret e raketës ndizen ndërsa ajo qëndron në tokë.
Video të publikuara online treguan raketën duke shpërthyer në një top të madh zjarri, duke krijuar flakë dhe tym të dendur. Nga incidenti nuk pati persona të lënduar.
Raketa po përgatitej për misionin e saj të katërt, i cili synonte të dërgonte në orbitë 48 satelitë për ndërtimin e një rrjeti interneti satelitor që do të konkurrojë me Starlink të Elon Musk.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje