Media Galeri

Momente paniku në Teksas, 8 persona mbesin të bllokuar në një roller coaster

Një park argëtimi në Galveston të Teksasit u kthye në skenë paniku, pasi një vagon i një roller coaster u bllokua në pozicion vertikal, duke lënë tetë nxënës të varur në ajër në një lartësi të madhe.

Incidenti shkaktoi frikë tek nxënësit dhe vizitorët e parkut, pasi vagoni ndaloi në pikën më të lartë të pistës.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën ekipet e zjarrfikësve, të cilët nisën një operacion të vështirë shpëtimi duke përdorur një automjet me shkallë teleskopike.

Ekipet e shpëtimit nxorën një nga një personat e bllokuar, duke i vendosur me kujdes në koshin e posaçëm të shkallës dhe duke i zbritur në tokë në siguri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë