Media Galeri

I pari që e teston makinën e re elektrike të Ferrarit është… Papa Leoni

Drejtuesit e Ferrarit kanë zgjedhur Papën si personi i parë që do të provojë makinën e parë plotësisht elektrike,  Ferrari Luce.

Kryetari i Ferrarit, John Elkann, dhe drejtuesit e lartë të kompanisë u takuan me Papën përpara se të zbulonin automjetin nën një mbulesë të kuqe.

Papa e inspektoi makinën nga afër, u ul në sediljen e shoferit dhe dëgjoi pilotin testues të Ferrarit, Raffaele De Simone, teksa shpjegonte kontrollet dhe mënyrat e drejtimit të automjetit.

Imazhet nga takimi në Vatikan treguan Papën duke mbajtur timonin dhe duke pozuar me inxhinierët dhe stafin teknik të prodhuesit italian.

Ferrari tha se Luce përdor katër motorë elektrikë, një në secilën rrotë, dhe ofron deri në 1,040 kuaj fuqi.

Kompania vlerëson një autonomi drejtimi prej 530 kilometrash, ndërsa përshpejtimi nga 0 në 100 km/orë zgjat 2.5 sekonda.

Ferrari pret që supermakina elektrike të dalë në shitje për rreth 550,000 euro, duke shënuar një hap të madh për markën italiane, ndërsa prodhuesit e makinave luksoze zgjerojnë linjat e tyre elektrike në të gjithë botën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë