Një nga dorëshkrimet më të hershme që rrëfen historinë e Mbretit Artur dhe kërkimin për Graalin e Shenjtë do të dalë në ankand në korrik, me një vlerë të parashikuar nga 1.5 deri në 2 milionë paund.
Dorëshkrimi mesjetar, i dekoruar me fletë ari dhe ilustrime të pasura, ka qenë në pronësi private për më shumë se 700 vjet dhe nuk është ekspozuar kurrë publikisht apo studiuar plotësisht nga akademikët.

Mes ilustrimeve më të veçanta është një paraqitje e magjistarit Merlin si një dre magjik që flet, ndërsa në një tjetër miniaturë shfaqen Kalorësit e Tryezës së Rrumbullakët duke u kthyer fitimtarë nga beteja.

Dorëshkrimi daton mes viteve 1290-1310 dhe përmban tekste nga cikli francez mesjetar “Lancelot-Grail”, që konsiderohet themeli i miteve të Mbretit Artur, Merlinit dhe Graalit të Shenjtë. Ai përfshin 126 miniatura të punuara me kujdes, shumë prej tyre të zbukuruara me ar të lustruar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje