Nga Gazeta ‘Si’– Greqia po intensifikon përpjekjet për të ringjallur negociatat me Shqipërinë lidhur me delimitimin e zonave detare, ndërsa ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, pritet të vizitojë Tiranën javën e ardhshme për takime të nivelit të lartë, raporton media greke To Vima.
Sipas raportimeve, gjatë vizitës së tij në Tiranë, Dendias do të zhvillojë takime me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, si dhe me kryeministrin Edi Rama.
Objektivi kryesor i vizitës është rikthimi në tryezë i nismës dypalëshe të dakordësuar në tetor të vitit 2020, kur të dy vendet shpallën synimin për ta dërguar çështjen e kufirit detar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
“Procesi ka mbetur i bllokuar prej vitesh, por Athina dhe Tirana synojnë të shfrytëzojnë atë që zyrtarët grekë e cilësojnë si një periudhë pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Përpjekjet për rifillimin e negociatave vijnë gjithashtu pas vizitës së fundit të Ramës në Greqi dhe në kuadër të mbështetjes së Athinës për avancimin e procesit të integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në shkrim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje