Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama nga Seuli e krahasoi Shqipërinë e dikurshme me Korenë e Veriut ndërkohë që theksoi se tani po ndjek një rrugë krejt ndryshe, atë drejt BE-së.
Rama kujtoi vizitën e tij të parë në Seul, vite më parë si kryetar i Bashkisë së Tiranës, duke e përshkruar transformimin e Koresë së Jugut si një dëshmi të fuqishme se historia nuk përcakton domosdoshmërisht fatin e një kombi.
Sipas tij, fatet e kombeve nuk marrin formë nga aty ku zënë fill, por nga zgjedhjet që bëjmë.
Rama bëri një krahasim mes dy Koreve, duke thënë se njëra (ajo e Jugut ku dhe ndodhet) u shndërrua në simbolin e “ripërtëritjes” dhe tjetra (e Veriut) u kthye në “emblemë të territ”.
“Për ne ky s’ka qenë vetëm një mësim abstrakt sepse në një pjesë të rëndësishme të historisë së saj, Shqipëria ishte Koreja e Veriut të Europës dhe sot ajo po ecën në një tjetër rrugë, një rrugë jo e lehtë, e papërsosur, por thellësisht ndryshe. Një rrugë ndërtimi institucionesh, modernizimi demokratik, një rrugë drejt BE.
Ne po tregojmë se institucionet mund të ndërtohen edhe kur një vend dikur i kufizuar nga izolimi, mund të frymëzohet nga aspirata. Kjo është vetëm një prej arsyeve pse për mua është kaq kuptimplotë të jem këtu në Seul. Edhe pse gjeografikisht larg”, tha Rama.
Ai vlerësoi përpjekjet e Koresë së Jugut në histori duke e cilësuar si një shembull pozitiv.
“Në ferr gjithkush vdes urie ndërsa dëshpërimisht rreket të ushqejë veten. Në parajsë, përdorin të njëjta shigjeta për të ushqyer njëri-tjetrin. Rrugëtimi i Koresë në shumë mënyra është historia e një kombi që hyri në arenë sërish e sërish dhe aty ajo çfarë nuk e vrau e bëri më të fortë se zgjodhi jo vetëm t’i mbijetojë historisë, por dhe t’i japë formë asaj pavarësisht kostos. Ja përse të jesh këtu është kaq privilegj i madh. Ndaj gjendem këtu përballë jush, jo si dikush që jep leksione por si dikush që është dikush nga Koreja, shembulli i saj”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje