Nga Gazeta ‘Si’- Pesë vende të Bashkimit Europian, Austria, Republika Çeke, Italia, Sllovakia dhe Sllovenia, kanë propozuar një modeli të ri për procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Unionin evropian, raporton Euroactiv.
Sipas një dokumenti konfidencial të shpërndarë në Bruksel të premten e kaluar, këto shtete propozojnë një integrim gradual dhe sektorial për Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
Qëllimi është që vendet kandidate të marrin më shumë përfitime nga tregu i BE-së para anëtarësimit të plotë, si pjesëmarrja në sektorët e energjisë, transportit, tregut digjital dhe lëndëve të para kritike. Sipas dokumentit, kjo do të ndihmojë në forcimin e ndikimit europian në rajon dhe në frenimin e influencës së Rusisë.
“Qasja e bazuar në meritë – nëse është e nevojshme, hap pas hapi – në tregun e vetëm evropian përfaqëson një nxitje të tillë”, thonë shtetet, të cilat janë pjesë e një klubi informal që mbështet politikisht aspiratat e Ballkanit Perëndimor për në BE”, shkruan Euroactiv.
Vendet e përshkruajnë modelin e tyre të propozuar si “integrim sistematik sektorial”, dhe do të përfshinte zgjerimin e gamës së programeve të BE-së kapitull pas kapitulli, në bazë të ecurisë që vendet tregojnë.
“Integrimi gradual… duhet të ndiqet në mënyrë aktive dhe sistematike sapo një kandidat të tregojë një nivel të lartë përputhshmërie me acquis të BE-së në sektorin përkatës”, thuhet në dokument. Ai gjithashtu thotë se duhet të përfshihen masa mbrojtëse në rast se një vend që gëzon akses të veçantë në tregun e BE-së rrëshqet prapa”, thuhet në artikullin e Euroactiv.
Për sa i përket idesë së ministrit shqiptar të Jashtëm, Ferit Hoxha, në artikull thuhet:
“Megjithatë, për sa i përket ambicies, dokumenti nuk i plotëson idetë e propozuara nga Ferit Hoxha, ministri i jashtëm i Shqipërisë, në një intervistë me Euractiv javën e kaluar, në të cilën ai sugjeroi që vendet kandidate duhet të fitojnë statusin e vëzhguesit në organet e BE-së ndërsa mbyllin kapitujt.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje