Nga Gazeta ‘Si’- Seattle do të organizojë një “fan zone” lundruese për Kupën e Botës FIFA, duke e kthyer bregdetin e qytetit në një festival futbolli mbi ujë.
Qyteti në veriperëndim të SHBA-së po planifikon një zonë tifozësh dhe një fushë futbolli mbi një platformë lundruese në ujërat e Elliott Bay, duke kombinuar atmosferën e turneut me identitetin detar të qytetit.
Nisma, e quajtur “Seattle Soccer Celebration”, është organizuar nga ekipet profesionale Seattle Sounders FC dhe Seattle Reign FC, së bashku me partnerët e tyre.

Nga 11 qershori deri më 6 korrik, hapësira në Pier 62 do të përdoret për aktivitete të ndryshme: ndeshje të transmetuara drejtpërdrejt, evente për të rinjtë, shfaqje kulturore dhe festa tifozësh.
Organizatorët thonë se qëllimi është të krijojnë një përvojë të hapur për komunitetin dhe të nxisin interes afatgjatë për futbollin edhe pas përfundimit të turneut.
Fusha lundruese është konceptuar si një nga mini-fushat e projektit të Fondacionit RAVE, që synon të rrisë aksesin në futboll në të gjithë shtetin e Washingtonit.
Seattle është një nga 16 qytetet pritëse të Kupës së Botës dhe do të organizojë gjashtë ndeshje në stadiumin Lumen Field, i cili ka kapacitet prej rreth 69 mijë vendesh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje