Nga Gazeta ‘Si’- Momenti kur një avion i vogël detyrohet të ulet në mes të rrugës së një lagjeje të banuar në Feniks, Arizona, është kapur në kamera.
Pamjet vijnë nga një kamera e lidhur me krahun e aeroplanit. Piloti Michael Tragarz tha për mediat lokale që pasi pa se rruga ishte bosh, vendosi që të ulej aty.
Një prej udhëtarëve tha se ishte në muaj mjalti dhe se fluturimi ishte dhuratë për bashkëshorten. Autoritetet kanë nisur hetimet, por paraprakisht mësohet se motori i aeroplanit kishte shfaqur probleme. Pavarësisht uljes emergjente, asnjë prej 3 personave në bord nuk u lëndua.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje