Politike

Sistemi i ri i prokurimeve publike, Berisha: Një KAYO e dytë, për të vjedhur

Nga Gazeta ‘SI’ – Kryedemokrati Sali Berisha hodhi sot akuza për nismën e re të qeverisë Rama, lidhur me prokurimet publike.

Sipas Berishës, sistemi i ri elektronik që njoftoi kryeministri Edi Rama, do të jetë një skemë e radhës për të abuzuar me buxhetin e shtetit.  

“Do krijojë KAYO-n e dytë, do krijojë kompanitë të gjitha personale për të vjedhur. Është bërë i çmendur, i papërmbajtur në vjedhjen e pasurive dhe pronave publike. Tani, siç kishte AKSHI-n, që u zbulua dhe u damkos, ka krijuar kompaninë e prokurimeve ushtarake dhe prodhimeve ushtarake, e cila sa për dijeni, me të dhënat e para, po blen mallra me pesëfishin e çmimeve të zakonshme të tregut, dhe kjo vetëm e vetëm për llogari të miliarderit Edi Rama. Apo për të krijuar zhurmë siç bëri me Diellën, që po luftojmë korrupsionin, ndërkohë që korrupsioni u rrokullis 11 vende më vposhtë”, tha Berisha. 

Kreu i demokratëve më tej, njoftoi se do të vazhdojë me protestat paqësore dhe theksoi se Rama tashmë është “plagosur” dhe nuk do ta marrë më veten.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë