Politike

Raportet mes palëve, ministrat e Jashtëm të Ballkanit takohen me ato të BE

Nga Gazeta Si- 27 ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, po zhvillojnë sot një takim të përbashkët në Bruksel me homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor.

Takimi kryesohet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas ndërsa diskutimet pritet të përqendrohen në marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor, lufta Rusi-Ukrainë dhe ajo në Lindjen e Mesme si dhe për kërcënimet e vazhdueshme që po përballet sot BE.

Pjesë e bisedimeve do të jenë dhe vijimi i negociatave të Shqipërisë dhe Malit të Zi, dy vendet pararojë të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në familjen evropiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë