Politike

Rama: Mbyllja e negociatave mund të zgjatet deri nga mesi i vitit 2028

Nga Gazeta Si- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se edhe pse 2027 është vendosur si objektiv i përbashkët, mbyllja e negociatave mund të zgjatet deri nga mesi i vitit 2028.

Gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin e hapjes së Javës së Europës, në kuadër të 9 majit, kryeministri u shpreh se 2030 është një objektiv madhor për mbylljes e negociatave për integrimin në BE.

“Ne jemi shumë të interesuar për të ulur numrin e deputetëve të parlamentit dhe uroj që të ketë konsensus. 2027 është një objektiv i vendosur bashkërisht. Mund të ketë edhe një zgjatje të mbylljes së negociatave deri nga mesi i vitit 2028. Jemi pak a shumë në të njëjtën gjatësi vale. 2030 është vendosur si një objektiv madhor. Pas negociatave ka ratifikime”, u shpreh Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë