Gazeta Si – Pas tubimit para kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme, ka reaguar edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili është tërhequr me gjithë protestuesit drejt selisë.
Berisha, i cili nuk u kursye nga autoboti i policisë që hodhi topa me ujë si reagim ndaj molotovëve, u shpreh se tubimi ishte paqësor, por atyre iu bllokua rruga nga efektivët.
“Do marrin përgjigjen e merituar. Ishim në marshim paqësor. U bllokua rruga. Këta do të marrin përgjigjen e merituar. Kanë kryer një krim të shëmtuar sot. Ne po bënim marshim paqësor, – u shpreh Berisha. – Por Edi Balluku dhe Lubi Rama vend në këtë tokë nuk kanë pa shkuar para ligjit. Do të përgatitemi për të gjithë format dhe u garantoj se betejën e kanë të humbur”, tha ai.
Ndër të tjera Berisha tha se Hita gaboi nëse mendoi se futi në kurth protestuesit, pasi ai vetë ka qenë në dijeni të kordonit.
Ai shtoi se opozita do të vijojë përgatitjet për protesta të tjera, ndërsa deklaroi se “e kanë të humbur”.
“Po shkojmë drejt selisë, sepse do të bëjmë një bilanc,” deklaroi kryedemokrati pas përfundimit të marshimit.
Në një deklaratë para mediave nga selia e PD, ai shtoi: “Mirënjohje të pakufishme për të gjithë ju që të ditë shiu latë çdo gjë dhe si elitë e guximshme e kombit dolët në shesh për tu përballur me regjimin. Ne jemi në këtë betejë me moton e hershme të shqiptarëve ‘ja të vdesim ja të rrojmë për liri’. Beteja jonë është betejë për dinjitetit e çdo shqiptari”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje