Nga Gazeta Si- Për kryeministrin Edi Rama, problemet e pushtetit vendor janë kapaciteti njerëzor dhe digjitalizimi.
Në nisje të EU4Municipalities II, projekt që mbështetet nga BE për nevojat reale të komuniteteve në bashkitë e vendit si dhe rritjen e kapaciteteve teknike në administratën lokale, Rama tha se përmes tij, institucionet duhet të rrisin kapacitetet njerëzore, “që janë edhe problemi ynë më i mprehtë i kësaj kohe dhe i kohëve që vijnë, në rast se nuk fokusohemi me të gjithë forcën sot te adresimi i tij”.
Fjalën e tij Rama e mbylli me një komponent që sipas tij është shumë i dobët në nivel vendor, digjitalizimi.
“Kemi një diferencë të papranueshme dhe të pajustifikueshme mes peshës që ka digjitalizimi në shërbimet qendrore dhe peshës që ka në shërbimet vendore.”
Teksa kërkoi që ky problem të adresohet sa më shpejt, krerëve të bashkive u la porosi që ky projekt të shfrytëzohet si një mundësi për të krijuar një eksperiencë për të fuqizuar kapitalin njerëzor.
“Përgatitni akoma më mirë bërthamat e vogla nëpër bashki”, përfundoi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje