Media Galeri

Shakira zyrtarizon këngën e re për Botërorin 2026

Këngëtarja kolumbiane, Shakira, ka ndarë një paraprirje të këngës së re zyrtare për Kupën e Botës 2026 në rrjetet sociale.

Video e shkurtër është filmuar në stadiumin Maracana në Rio de Janeiro, ku artistja performoi së fundmi para mbi dy milionë njerëzve.

Kënga, e titulluar “Dai Dai”, interpretohet nga Shakira në bashkëpunim me këngëtarin nigerian dhe yllin e Afrobeats, Burna Boy, dhe do të publikohet zyrtarisht më 14 maj.

Turneu i FIFA-s do të nisë më 11 qershor me ndeshjen hapëse midis Meksikës dhe Afrikës së Jugut në stadiumin Azteca në Mexico City, ndërsa finalja është planifikuar për 19 korrik në stadiumin MetLife në New Jersey.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë