Parlamenti ka miratuar me votat e socialistëve aktin normativ për uljen me 20% të akcizës për karburantet kur çmimi i benzinës kalon 220 lekë për litër.
Pas një seance maratonë, pas mesnate, socialistët votuan të gjitha pikat e rendit të ditës, duke rrëzuar edhe tre propozime të demokratëve.
Në të njëjtën kohë Genta Tafa, ish komisionerja e KPK-së, u zgjodh me 83 vota pro dhe 25 kundër në postin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Gjithashtu u miratua edhe projektligji për shtetësinë që parashikon procedura më të përshpejtuara dhe më të lehtësuara për bashkëshortët e shtetasve shqiptarë që janë rezidentë në Shqipëri dhe zgjerimin e dhënies së shtetësisë shqiptare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje