Nga Gazeta ‘SI’- Në mars të vitit 2026, paraja që qarkullon jashtë sistemit bankar shënoi një rritje minimale, duke vijuar kështu trendin e nisur që në fillim të vitit.
Sipas Bankës së Shqipërisë, 482.7 mld lekë cash qarkulluan në treg, me një rritje prej 0.2% ose, 0.9 mld nga shkurti. Në total, fluksi total i parave në vend u rrit me 1% gjatë muajit prill, ose 6 mld lekë, por treguesit e tjerë monetarë shënuan rënie.
Agregati M3, i njohur si paraja e gjerë, ra në 1.976 trilionë lekë, 7 mld lekë më pak nga shkurti.
Në mars 2026, agregati M1 (paraja jashtë bankave, së bashku me llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat në lekë të rezidentëve jobanka, pa përfshirë qeverinë) ra me rreth 6 mld lekë krahasuar me shkurtin, duke shkuar në 976 mld.
Ndërkohë, agregati M2, që përfshin M1 plus depozitat me afat në lekë të rezidentëve jobankar ra me 5 miliardë lekë brenda një muaji, duke shkuar në 1.1209 trilionë lekë.
Treguesit sinjalizojnë një ngadalësim të shpenzimeve dhe konsumit dhe një zhvendosje të likuiditetit. Nga ana tjetër, rritja e papërfillshme e parasë cash lidhet me nismën e qeverisë për të kufizuar paranë e thatë.
Prej 1 janarit, individët nuk lejohen të kryejnë blerje me vlerë mbi 500 mijë lekë në cash, ndërsa bizneset ndalohen të kryejnë transaksione cash mbi 100 mijë lekë me subjekte të tjera.
Masat u miratuan pak muaj pasi kryeministri i vendit, Edi Rama, shprehu ambiciet e tij për ta bërë Shqipërinë, vendin e parë në botë pa para të thata. Momentalisht, Shqipëria renditet e treta në botë, përdorimin masiv të cash-it. Gjithsesi, është ende herët për të konfirmuar nëse po shohim një trend të ri të sjelljes financiare apo nëse bëhet fjalë vetëm për një efekt sezonal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje