Nga Gazeta Si- Ka nisur pilotimi i programit “Pas Shkolle” në disa nga shkollat e kryeqytetit.
Pas mbarimit të mësimit, nxënësit përfshihen në aktivitete si kërcimi, zejet tek arti pamor dhe bërja e detyrave të shtëpisë deri në orën 16:30.
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka uruar nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Androkli Kostallari”, një shkollë në periferi të Tiranës, ku programi “Pas Shkolle” ka nisur pilotimin me një numër të përcaktuar nxënësish.
Për prindërit, kjo është një nismë e mirëpritur dhe në ndihmë të fëmijëve të tyre pas orarit mësimor.
Programi ‘Pas Shkolle’ aktualisht është i pilotuar në 46 shkolla të Tiranës.
Jo vetëm mësuesit që janë të përfshirë në sistem por edhe ato që kanë dalë në pension apo specialistë të fushave të ndryshme do të mund të bëhen pjesë e programit.
Honorari i parashikuar do të jetë 1000 lekë për orë, ndërsa thirrja është e hapur edhe për mësues në pension apo specialistë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje