Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, ka mbledhur këtë të enjte drejtuesit politikë të qarqeve në selinë rozë, në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”.
Fokusi i kësaj mbledhjeje është organizimi i brendshëm i kësaj force politike.
Po ashtu, në këtë takim pritet të bëhet edhe një bilanc i ecurisë së turit të nisur nga PS, “Punët e Shqipërisë”, një tur i cili do të vijojë deri më 12 qershor, që përkon edhe me ditëlindjen e 35-të të kësaj partie politike.
Turi ka qenë i fokusuar tek punët që janë bërë për Shqipërinë, duke nisur nga rritja e pagave dhe pensioneve, por gjithashtu do t’u shpjegohet shqiptarëve mbi procesin e anëtarësimit në BE, me fokus kryesor grupet e interesit, që lidhen drejtpërdrejt me këtë proces, në mënyrë që të jenë të përgatitur për fazën finale të anëtarësimit në BE.
Ndërkohë, ky takim pune në selinë rozë vjen në një kohë kur kjo forcë politike po përgatitet për zgjedhjet e brendshme që do të zhvillohen gjatë muajve të verës, ku do të zgjidhen edhe drejtuesit e forumeve kryesore të kësaj force politike, si dhe krerët e degëve në të gjithë vendin.
Po ashtu, në PS kanë nisur edhe përgatitjet me bazën në terren dhe strukturat për t’u përgatitur për zgjedhjet lokale të vitit 2027.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje