Nga Gazeta ‘Si’- Qeveria ka miratuar ndryshime në vendimin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, me synimin për të përshpejtuar procesin e pagesave dhe për të ulur vonesat.
Në një njoftim për mediat, Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se ndryshimet parashikojnë heqjen e skemës së dëmshpërblimit me 8 këste të barabarta për një pjesë të përfituesve.
Sipas tij, për të gjitha pagesat me vlerë deri në 1 milion lekë, dëmshpërblimi do të kryhet menjëherë me këstin e radhës. Ai theksoi se ndryshimet do të sjellin edhe përshpejtim të procedurave të pagesave.
Nga ana tjetër, ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, njoftoi miratimin e tre bashkive të reja në kuadër të paketës së maleve, konkretisht Delvinë, Konispol dhe Pogradec.
Ai theksoi se procesi i aplikimeve nga qytetarët ka avancuar në shumicën e bashkive dhe se kjo nismë synon të nxisë zhvillimin lokal dhe rural në zonat prioritare.
“Sot sapo kemi miratuar tre bashki të reja sa i takon paketës së maleve. Propozimet e ardhura në zonat prioritare janë miratuar për bashkinë Delvinë, Konispol dhe Pogradec. Tashmë numri i bashkive ka kaluar pothuajse 2/3 dhe normalisht në pjesën më të madhe të bashkive ka avancuar faza e aplikimit nga ana e qytetarëve. Sa i përket paketës së maleve në kontekstin e zonave prioritare dhe mbi të gjitha dhe në kontekstin e zhvillimit lokal rural”, tha ministri Demo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




ti1p2q