I mituri, i cili u plagos rëndë nga përplasja me makinë ditën e djeshme në zonën e Ish Kënetës në Durrës, është jashtë rrezikut të jetën.
Ai u dërgua të dielën në Spitalin e Traumës, pasi kishte marrë dëmtime të rënda.
Burime për mediat thonë se 8-vjeçari pritet të kalojë në pavion, jashtë rrezikut për jetën.
Megjithatë do të vijojë të ndiqet në Spitalin e Traumës, SUT, për trajtimin e dëmtimeve të marra nga aksidenti.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kënetës rreth orës 14:20 në lagjen nr.15, ku automjeti tip “Benz ML”, i cili drejtohej nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi, ka shkaktuar aksidentin, ku dyshohet se ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe në gjendje të dehur.
Fëmijët, rreth moshës 10 vjeç, shokë të së njëjtës lagje, kanë qenë në trotuar duke luajtur, ndërsa automjeti i 57-vjeçarit ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje