Ka ndodhur

Makina përplas për vdekje 2 fëmijë në Durrës, një tjetër në spital në gjendje të rëndë

Gazeta Si – Dy të mitur kanë humbur jetën në Durrës pasditen e kësaj të diele dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë, prej përplasjes së fortë nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kënetës rreth orës 14:20 në lagjen nr.15, ku automjeti tip “Benz ML”, i cili drejtohej nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi, ka shkaktuar aksidentin, ku dyshohet se ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Fëmijët, rreth moshës 10 vjeç, shokë të së njëjtës lagje, kanë qenë në trotuar duke luajtur, ndërsa automjeti i 57-vjeçarit ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur.

Sipas burimeve paraprake, njëri prej tyre ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër më pas. Fëmija tjetër ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por në gjendje të rëndë.

Burime bëjnë me dije se 57-vjeçari dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit. Ai është larguar nga vendngjarja menjëherë, duke braktisur automjetin, por është arrestuar më vonë nga policia.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes, tregojnë se si makina ka qenë me shpejtësi të lartë kur godet për vdekje të miturit, njërit prej të cilëve i kalon sipër duke i marrë jetën në vend.

Gjithashtu, në video shfaqet shoferi në momoment që del menjëherë nga makina dhe fillon të bërtasë: “O Zot çfarë bëra”.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa është arrestuar drejtuesi i automjetit.

“Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç. Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë