Nga Gazeta ‘SI’- Shqipëria renditet si një nga vendet me cilësinë më të ulët të punës në Europë, matur sipas kohës, pagës dhe kushteve të tjera.
Sipas indeksit që mat Eurofound, agjencia europiane e punës, Shqipëria qëndron poshtë mesatares së BE-së, por performon më mirë se fqinjët, përveç Serbisë.
Konkretisht, të ardhurat nga puna në Shqipëri, vlerësohen me 53 pikë, që do të thotë se shumica e punonjësve paguhen më pak krahasuar me standardet europiane.
Treguesi i perspektivës, që lidhet me mundësitë për zhvillim në karrierë dhe shanset për rritje ka 72 pikë, që do të thotë se ka një perceptim se mund të ketë mundësi për përmirësim.

Cilësia e orarit të punës, mat balancën mes punës dhe jetës personale, orët e punës dhe fleksibilitetin. Me 64 pikë Shqipëria është në mesataren europiane.
Treguesi i aftësisë dhe autonomisë në punë merr vetëm 55 pikë, duke treguar se punët në Shqipëri lënë pak hapësirë për kreativitet apo vendimmarrje.
Intensiteti i punës merr 60 pikë dhe e vendos Shqipërinë në nivel mesatar të stresit që lidhet me të punuarin.
Përsa i përket mjedisit social, Shqipëria vlerësohet me 73 pikë, që konsiderohet pozitive.
Po ashtu, merr 70 pikë në mjedisin fizik, ku matet siguria, zhurma, rreziku etj.
I njëjti raport thekson se Shqipëria ka një numër të lartë të të punësuarve që nuk e dinë se sa do të paguhen, 25%. Kjo vjen si pasojë e informalitetit dhe mungesës së kontratave ligjore, por krijon një ankth dhe pasiguri të lartë tek të punësuarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje