Bota

Trump ‘shton’ dhe Italinë e Spanjën krahas Gjermanisë: Po shqyrtoj tërheqjen e trupave

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga disa vende europiane, përfshirë Italinë, Spanjën krahas Gjermanisë që paralajmëroi më herët, duke i akuzuar aleatët se nuk kanë ofruar mbështetje në konfliktin me Iranin.

“Pse të mos e bëj? Italia nuk na ka ndihmuar fare dhe Spanja ka qenë e tmerrshme, absolutisht e tmerrshme”, deklaroi ai.

Sipas tij, vendet europiane nuk kanë reaguar me shpejtësinë dhe angazhimin e duhur, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur fuqishëm Ukrainën.

Presidenti amerikan shtoi se administrata e mëparshme kishte dhënë rreth 350 miliardë dollarë për Ukrainën, një vendim që ai e konsideroi të gabuar, duke argumentuar se konflikti nuk lidhet drejtpërdrejt me SHBA-të. 

“Ne jemi të ndarë nga një oqean. Është çështje e tyre, por ne po i ndihmojmë”, theksoi Trump, duke nënvizuar se në momentet kur Uashingtoni kishte nevojë për mbështetje, aleatët europianë nuk ishin të pranishëm.

Në të njëjtën kohë, Trump ka sulmuar edhe kancelarin gjerman Friedrich Merz, duke i kërkuar të fokusohet më shumë në luftën në Ukrainë dhe problemet e brendshme të Gjermanisë, si emigracioni dhe energjia, dhe të mos ndërhyjë në përpjekjet për eliminimin e kërcënimit bërthamor iranian.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë