Para

Banka e Shqipërisë: Më shumë familje me borxh dhe më pak aftësi për ta paguar

Nga Gazeta ‘SI’ – Numri i familjeve që kanë marrë hua është rritur, gjatë gjysmës së dytë të vitit 2025, ndërsa aftësia e tyre paguese është dobësuar disi.

Këto janë disa nga gjetjet e Bankës së Shqipërisë në vrojtimin për gjendjen financiare të familjeve.

Sipas deklarimit, rreth 17% e familjeve kanë të paktën një hua për të paguar në momentin e intervistimit. Kjo peshë është rritur lehtë me rreth 0.7 p.p. krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe ka rënë me 0.5 p.p. krahasuar me një vit më parë, duke qëndruar nën mesataren historike të treguesit prej 26%.

Rreth 78% e familjeve deklarojnë se pagesa e huasë zë “më pak se 30% të të ardhurave mujore” , por dhe ky tregues është ulur me 5 dhe 6 p.p. në terma gjashtëmujorë dhe vjetorë. Nga ana tjetër, pesha e familjeve për të cilat “pagesa e huasë” tejkalon 30% të të ardhurave ka shënuar rritje dhe kjo ecuri sugjeron për një rritje të ngarkesës së huasë së familjeve gjatë periudhës.

Rreth 57% e familjeve huamarrëse kanë deklaruar se aftësia e tyre paguese nuk ka ndryshuar gjatë gjysmës së dytë të vitit 2025 dhe gjithashtu 75% nuk presin që të ndryshojë në gjysmën e parë të vitit 2026.

Indekset e aftësisë paguese për gjashtëmujorin e kaluar dhe për gjashtë muajt e ardhshëm, të cilat agregojnë përgjigjet e familjeve që presin të kenë ndryshime në aftësinë e tyre paguese, tregojnë për përkeqësim të këtij treguesi në periudhën e vrojtuar, dhe pritje më pak optimiste për periudhën e ardhshme.

Familjet presin rigjallërim modest të kërkesës së tyre për kredi në gjashtë muajt e ardhshëm. Rreth 63% e atyre që janë përgjigjur, kanë deklaruar se “nuk presin të marrin hua të re në 6 muajt e ardhshëm”.

Pesha e atyre që deklarojnë se e konsiderojnë mundësinë për të marrë/rimarrë një hua të re, u rrit me 1 p.p. në krahasim me gjashtë muaj më parë, por ra me 4 p.p. në terma vjetorë, duke sugjeruar vetëm një përmirësim të lehtë të kërkesës së familjeve për kredi në gjysmën e parë


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë