Politike

Përplasjet e Ramës me Spiropalin/ Berisha: Ajo parti është në grahmat e fundit

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet në konferencë edhe për përplasjen e djeshme të kryeministrit Edi Rama dhe ish ministres së Jashtme, Elisa Spiropali pas qëndrimeve publike të kësaj të fundit dhe mospjesëmarrjen në seancën për imunitetin e Belinda Ballukut. 

Sipas kryedemokratit, PS është kthyer në një parti krimi e cila është ‘në grahmat e fundit’.

“Ajo parti sot është më shumë se kurrë parti krimi, ajo parti sot është parti mburojë e krimeve monstruoze ndaj shqiptareve dhe plaçkitjeve që Rama, organizata e tij kriminale i bëjnë fondeve dhe pasurisë publike.

Partia dhe qeveria janë lubizuar përfundimisht, janë në grahmat e fundit të një regjimi që bëjnë gjithçka për t’u mbajtur në këmbë, por që shqiptarët kanë vendosur ta hedhin poshtë.”, tha Berisha.

Kujtojmë që debati i fundit mes Ramës dhe Spiropalit u shënua ditën e djeshme gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar pas akuzave të ngritura nga ish ministrja kundër qeverisë dhe Partisë Socialiste.

Rama i ka vënë ultimatum Spiropalit, duke e paralajmëruar se duhet të zgjedhë ose të jetë më PS-në ose kundër saj. Kryeministri i ka kërkuar asaj që të ndalë postimet në rrjetet sociale kundër PS-së në të kundërt do e gjeje vetën e përjashtuar nga Grupi Parlamentar.

“O me ne, o përballë nesh, merr frymë thellë dhe kupto atë që ke bërë”, mësohet të jetë shprehur Rama gjatë mbledhjes pa media.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë