Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga Grupi Parlamentar, pas akuzave dhe qëndrimeve që ajo ka ngritur në publik kundër Partisë Socialiste.
Burime për mediat nga brenda mbledhjes së Ramës me ministrat dhe deputetët, thonë se gjatë fjalës së tij Rama është ndalur disa minuta tek Spiropali, duke përmendur mungesën e saj në votime dhe reagimet e saj publike.
“Herën e parë nuk erdhe në votim. Herën e dytë bërë çarçafin (i referohet postimit në Facebook) dhe herën e tretë nuk ka, del jashtë këtij grupi”, mësohet të ketë thënë Rama, duke e paralajmëruar për përjashtim nga grupi parlamentar.
Kryeministri, sipas të njëjtave burime, ka theksuar gjithashtu se në parti “nuk mund të krijohen drama”, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Spiropalit:
“Tek puna e partisë nuk mund të bëni drama, dhe për këtë po të drejtohem ty Elisa. Nuk dua të krijoni situata në parti. Partia ka dy ngjyra, bardhë e zi. Ose bardhë dhe me ne, ose zi dhe përballë nesh.”
Më tej, Rama ka shtuar se kjo ishte përgjigje për postimet e saj në rrjetet sociale.
Në fund të mbledhjes, sipas burimeve, Elisa Spiropali ka kërkuar të marrë fjalën, por nuk është lejuar.
“Ti s’mund të replikosh këtu, ti nuk merr fjalë më, me ty është investuar PS dhe unë”, mësohet të ketë thënë Rama në përfundim të diskutimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje