Nga Gazeta Si- Athina është distancuar nga deklaratat e bëra dje nga kryeministrin Edi Rama lidhur me konsultimet për marrëveshjen e detit me Greqinë dhe “premtimin” për t’iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.
“Protothema” shkruan se një burim i lartë diplomatik grek ka treguar se pavarësisht se cështja ka qenë në axhendën e të dy vendeve për një kohë të gjatë, procesi u “ngri” kur cështja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, e cila në thelb e rrëzoi marrëveshjen përkatëse.
“Ministria e Jashtme Greke thekson se diskutimi mbi delimitimin vjen nga e kaluara, por çështja ishte referuar në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë dhe atje u hoq dhe për këtë arsye, është pala shqiptare që duhet të vazhdojë me procedurat e nevojshme për të ndryshuar vendimin”, shkruan Prothotema.
Sipas të njëjtit burim, diskutimi me Shqipërinë nuk është më ndër prioritetet e menjëhershme të diplomacisë greke, veçanërisht pas marrëveshjeve që janë arritur tashmë me vende të tjera në rajon, si Italia, por edhe zgjerimit të ujërave territoriale greke në Detin Jon.
Strategjia e Athinës përqendrohet në zgjidhjen e përgjithshme të çështjeve dypalëshe, por askush nuk po konfirmon në këtë kohë se progresi i raportuar nga pala shqiptare do të ndodhë brenda vitit 2026.
Nga pala greke, theksohet se nuk ka asnjë tekst mbi çështjet dypalëshe dhe çështjet e pazgjidhura që duhet të zgjidhen midis Greqisë dhe Shqipërisë, siç deklaroi Rama në intervistën e tij në Forumin Delphi.
Rama tha dje se marrëdhëniet shqiptaro-greke po synojnë të ngrihen në një nivel të ri bashkëpunimi dhe e përshkruan rrugën mes dy vendeve të vështirë, por të shoqëruar me respekt.
Rama theksoi se po punojnë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje