Nga Gazeta ‘Si’– Kreu demokrat Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po shmang përballjen parlamentare për shkak të akuzave ndaj tij.
Nga Foltorja e kuvendit Berisha tha se, Rama nuk po paraqitet në interpelanca dhe po fshihet, pasi sipas tij tri ditë më parë është akuzuar në një seancë gjyqësore nën betim për porositje vrasjeje.
“Cila është arsyeja që e fshihni atë? Tre ditë më parë e akuzuan në sallën e gjyqit ndër betim se ka porositur vrasje. E dëgjuat ju këtë? Ka porositur vrasje. Jeni dëshmitarë kur i thoshte tjetrit ta dimë targën. Kur i thuhet tjetrit të di targën, do të thotë të marr nishan. Ta di targën, i thoshte. E ke personale, i thoshte. Ja që del dëshmitari në gjyq tani dhe i thotë se ka porositur vrasje. Prandaj nuk del këtu ai”.
Në fjalën e tij, Berisha ngriti gjithashtu akuza për konflikt interesi dhe përfitime pronash në favor të familjarëve të Ramës, duke e cilësuar atë si kreun e një organizate kriminale.
“A ekziston për këtë pseudomazhorancë ligji i konfliktit të interesit? Jo. Me tre vendime i ka dhënë vëllait të vet 38 mijë metër katrorë. Sarajet e tij janë me 8400 metër katror oborr-park. Të deklaruara vetëm 4 mijë, edhe ato nga tokë bujqësore të shndërruara në kopsht me hajni. Pse e fshihni ju Edi Ramën?”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje