Nga Gazeta ‘Si’- Dje kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dha një intervistë në Greqi përpara gazetarit grek Aleksis Papahelas, kryeredaktori i gazetës Kathemerini.
Bazuar në një video të hedhur në rrjetet sociale të gazetës tjetër greke Protothema, kryeministri u pyet dhe për burgosjen e Fredi Belerit.
Intervista u zhvillua në një skenë teatri apo shfaqjesh të mëdha dhe ishte zbuluar nga të gjitha anët.
Gjëja më ideale për të lexuar gjuhën e trupit të një njeriu nëse nuk po thotë të vërtetën apo është në siklet.
Ata që e organizuan ishin ekspertë të gjuhës së trupit, sepse nuk ishte keq Greqia për një tryezë e cila do të ishte “mburoja” e zotit Rama.

Megjithëse në shumicën e intervistës së videos pavarësisht se kamera qëndronte me fokus tek Rama, ai u përpoq të dukej i qetë dhe i shkathët në kthimin e përgjigjes, kur plani hapej dukej lehtësisht në pjesën e këmbëve se kishte një siklet, ankth të madh dhe përpiqej ta fshihte këtë gjë.
Po ashtu pati dhe prekje me dorë të fytyrës gjatë intervistës (kur përmendi emrin e kryeministrit grek që Rama tha se ‘kishte shumë respekt’) që është një shenjë tjetër e dukshme e sikletit të tij.
Një tryezë do ta shpëtonte Ramën nga i gjithë ky siklet, por mesa kuptohet as ai nuk e ka kërkuar.
Ndoshta herën tjetër do ta marrë tryezën nga Shqipëria.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje