Politike

Integrimi/ Balla i kthehet Berishës: Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrimet!

Nga Gazeta ‘Si’– Kreu i grupit të PS, Taulant Balla iu përgjigj akuzave të Sali Berishës se kryeministri Edi Rama sipas tij i mbylli Shqipërisë derën e Bashkimit Europian.

Balla tha se sipas tij Shqipëria ka përmbushur detyrimet që vijnë nga procesi i anëtarësimit dhe se qeveria ka dorëzuar në Kuvend raportin vjetor.

Balla i bëri thirrje Berishës të heqin dorë nga balta që sipas tij hedhin ndaj Shqipërisë dhe të bëhen bashkë për të punuar për procesin e integrimit.

“Ka mbërritur raporti vjetor i qeverisë për rrugën drejt BE.

Ajo që duhet t’ua themi me krenari shqiptarëve, është fakt nga KE, PE dhe KiE, se Shqipëria ka përmbushur detyrimet që vijnë nga procesi i anëtarësimit të Shqipërisë sonë të përbashkët në BE. Të gjitha piketat e ndërmjetme sipas raportit të KE janë përmbushur, ka një procedurë që të gjithë e dimë që nga KE kalon të Këshilli dhe nga Këshilli të vendet anëtare.

Brenda fillimit të qershorit, sikurse u komunikua nga Kos dhe Kallas, se pritshmëria e Shqipërisë për të përmbyllur procesin e anëtarësimit brenda 2030-ës është realiste, madje po citoj Kallas që tha se Shqipëria bashkë me Malin e Zi duhet të bëhen gati për të marrë pjesë në zgjedhjet europiane të vitit 2029.

Hiqni dorë nga kjo baltë që hidhni kundër Shqipërisë, nuk e keni Shqipërinë vend armik. Nuk ju zgjedhim dot, por është momenti të punojmë bashkë. Nuk iu bën nder të shani nga mëngjesi në darkë”, tha Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë