Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ngriti shqetësimin e procesit të integrimit, që sipas tij nuk po ec përpara.
Sipas Berishës, kjo po ndodh për shkak të dosjes së Belinda Ballukut dhe AKSHI-t. Lideri demokrat u shpreh se Ballukut duhet t’i hiqet imuniteti, ashtu siç kërkon Prokuroria e Posaçme.
Akuza ngriti edhe për Linda Ramën, bashkëshorten e kryeministrit Rama, duke thënë se ajo duhet të dërgohet në SPAK, pasi është arkitekte e asaj që Berisha e quan “kopshti privat i kryeministrit”.
“Procesi i integrimit është për momentin heqja menjëherë e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i saj atje ku kërkon Spaku. Është paraqitja para Skapit e Linda Ramës, arkitektes së vërtetë të kopshtit privat të Edi Ramës.
Ju mund të gjeni prokurorë që fsheh dokumentet dhe e përjashton Lindën, po, por problemi është se dosja është në të gjithë Europën. Dosja e AKSHI-t dhe e Ballukut janë dosje europiane dhe botërore.
Ju mund të hiqni kë të doni dhe të vini kë të doni, por dosjet janë aty. Ju e morët vesh çfarë deklaroi komisionerja dje.
Përgëzoi Malin e Zi që filloi hartimin e traktatit dhe vazhdoi me një frazë pa cituar Shqipërinë, lufta kundër korrupsionit dhe shteti ligjor, vetëkuptohej Shqipëria, mbetet në themelet e këtij procesi”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje