Nga Gazeta Si- Mbi 18 kg çokokrem janë bllokuar në Shqipëri pasi rezultojnë me salmonelë. Nga këto, 8.7 kg janë shitur.
AKU ka bllokuar çokokremin Nudossi Haselnuss-Nougat-Creme, e importuar nga “Lengo Group”.
Kjo ka ndodhur pas alarmit që është dhënë nga Sistemi RASFF për përmbajtje salmonele në këtë produkt, të importuar nga Gjermania.
Në total janë bllokuar 18.3 kg me destinacion asgjësimin e tij ndërkohë që nga verifikimet e kryera rezulton se sasia e shitur te konsumatori është 8.7 kg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje