Aktivisti dhe ish-kandidati i PD-së për deputet në Qarkun Durrës, Aulon Kalaja dhe deputeti Klevis Balliu janë lënduar nga gazi i hedhur nga policia pas shpërthimit të tensioneve në protestën kombëtare të PD-së.
Kalaja është transportuar me barelë e më pas me ambulancë drejt spitalit, në gjendje të fikëti. Ndërsa Balliu është dërguar në spital nga Belind Këlliçi.
Fillimisht pas mbylljes së fjalës së Sali Berishës, protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë.
Kjo situatë solli ndërhyrjen e policisë me gaz lotsjellës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje