Politike

“Jemi shpresa e vetme”/ Berisha flet nga foltorja: Seriali më gjigant i protestave që ka njohur vendi

Nga Gazeta Si- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij në protestën e 7 kombëtare ka thënë se opozita është shpresa e vetme për shpëtimin e vendit nga ajo që ai e quajti një regjim autokratik.

“Ngrihemi këtu jo thjesht si opozitë kundër diktataurës autokratike, jo vetëm si një alternativë e shkëlqyer politike. Mblidhemi këtu si shpresë e vetme për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i Edi Ramës, i bazuar te droga dhe vjedhja e shqiptarëve. Që ne jemi shpresa e vetme për Shqipërinë, është më e qartë se kurrë”, tha Berisha, duke shtuar se ky është seriali më gjigant i protestave që ka njohur Shqipëria.

“Djetëra mijëra shqiptarë u përballën nëpër sheshe si të pamposhtur dhëmb për dhëmb me regjimin, me gazin lotsjellës, shkopinjtë dhe tymin lotsjellës dhe fituan. Që ne jemi shpresa e vetme u bë e ditur të nesërmen e protestës së kaluar”, u shpreh Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë