Gazeta Si – Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, u ka premtuar banorëve të pallatit “Arlis” në Tiranë, ku u dogjën dhjetëra apartamente nga një zjarr masiv, se do të përfitojnë bonus qiraje për strehimin.
Në një takim me ta, përveç Koçiut, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të firmës “Arlis Construction”.
“Fola me Bashkinë e Tiranës, do të marrin masa për një bonus qiraje pasi nuk pranojnë akomodim. Këtu ka dy elemente: hetimet për përgjegjësit penalë lidhur me situatën dhe grupi i ekspertëve teknikë që po vlerësojnë se çfarë masash duhen marrë që kjo situatë të mos ndodhë më. Kjo na shërben si një rast shumë i mirë që na sjell mësime”, tha Koçiu.
Më 15 prill, reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale tha se godina e dëmtuar do të rindërtohet plotësisht nga vetë ndërtuesi, duke theksuar se, sipas të dhënave paraprake, shkaku i zjarrit nuk lidhet me cilësinë e ndërtimit.
Ditën e sotme, Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën “detyrim” paraqitje për 4 të arrestuarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje