Kosova

Albin Kurti deklaron vetëm 16 euro kursime

Nga Gazeta ‘Si’– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar në pasurinë e tij vetëm 16 euro kursime.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimin vjetor të tij ku shihet se atij i është shtrenjtuar qiraja e banesës për 100 euro, teksa i kanë rënë kursimet.

Tek pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme nuk ka ndonjë ndryshim.

Si pasuri të paluajtshme, Kurti ka përmendur banesën e bashkëshortes, në vlerë 530 mijë euro.

Në emër të bashkëshortes Kurti ka përmendur si kursime 19 mijë e 500 me prejardhje nga paga dhe trashëgimi nga prindi, 2 mijë euro kursime të vajzës, që gjithashtu thotë se e kanë prejardhjen nga familjarët.

Vjet ai i kishte deklaruar si kursime 1800 euro.

Si borxhe, ka deklaruar kredinë e bashkëshortes në vlerë të mbetur 160 mijë euro, dhe ka renditur qiranë e banesës që tash e paguan 350 euro, nga 250 sa e paguante vjet.

Tek të hyrat vjetore, Kurti ka renditur 21 mijë e 315 euro nga paga si Kryeministër dhe 51 mijë euro të bashkëshortes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë