Nga Gazeta Si- Dy ditë pas rënies së zjarrit në pallatin pranë QSUT, mbeten ende të paqarta arsyet e zjarrit si dhe pikënisja.
Sipas raportimeve të mediave, policia ka siguruar kamerat e sigurisë të bizneseve përreth marketit ku dyshohet se nisi zjarri pranë QSUT.
Sipas burimeve për mediat, në kamera nuk dallohet momenti i ndezjes së zjarrit.
Flakët e zjarrit u përhapën me shpejtësi, duke u aktivizuar fillimisht në ambientet e marketit dhe më pas duke përfshirë të gjithë fasadën e pallatit.
Një ditë më parë, u vunë në pranga administratori i pallatit me inicialet A.C., si dhe menaxherja e supermarketit me inicialet R.S. Supermarketi ndodhej në katin përdhe të këtij pallati, dhe nga aty dyshohen se kanë nisur flakët.
Po ashtu, në pranga janë vënë edhe inxhinieri me inicialet E.A., i kompanisë “Arlis” si dhe A.F., administratori i kompanisë (kontraktori) që ka bërë fasadat e ndërtesës. Po ashtu, u shpall në kërkim edhe pronari i kompanisë së ndërtimit, me inicialet A.L.
Nga flakët që përfshinë pallatin ditën e martë, u shkrumbuan 30 apartamente, kurse 11 persona u dërguan në spital.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje