Politike

‘Drekë me Agasin’/ Salianji i përgjigjet Berishës: Akuza qesharake! Me mua nuk ia del dot

Nga Gazeta ‘Si’- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është përgjigjur deklaratave të Sali Berishës, i cili një ditë më parë e akuzoi atë “se hante dreka me Agasin dhe përdorte Suel Çelën për të kërcënuar demokratët”.

Për Salianjin këto sulme janë shprehje e qartë e fikës nga gara dhe sipas tij, humbjes së privilegjeve që “e kanë bërë të destabilizohet she të shfaqet në gjendje të rënduar psiko-emocionale.”

Sipas tij akuzat janë shpifje, ndërsa thekson se nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë pjesë e pazareve me pushtetin e Edi Ramës.

“Kam paguar personalisht për qëndrimet e mia edhe me burg, me goditje politike, me sulme të vazhdueshme. Jo sepse u përkula, por sepse nuk u përkula. Të më akuzosh mua për lidhje me krimin është jo vetëm qesharake, por dëshmi e një paniku të thellë politik. Këto janë metoda të vjetra: shpif, baltos, frikëso sepse nuk përballon dot garën. Me mua nuk ja del dot”, shkruan ish deputeti demokrat.

Salianji thekson se e vërteta është  se  ai nuk i trembet askujt dhe nuk shmanget nga asnjë përballje.

“Përkundrazi, kërkoj garë të hapur, të ndershme, përpara demokratëve. Problemi nuk është mendimi ndryshe. Problemi është frika nga mendimi ndryshe.Problemi është frika nga një alternativë që nuk kontrollohet.Demokratët nuk kanë nevojë për etiketime dhe përjashtime, por për garë të vërtetë dhe përfaqësim të ndershëm. Kush i shmanget garës, e ka humbur atë që pa hyrë”, thuhet në reagimin e Ervin Salianjit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë