Politike

Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Nokën dhe Hotin

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar ankimimet e deputetëve demokratë Flamur Noka dhe Elda Hoti, duke lënë në fuqi masat disiplinore të vendosura më herët nga Sekretariati i Etikës.

Vendimi u mor nga Byroja e Kuvendit, e cila nuk pranoi kërkesat e dy deputetëve për rishqyrtim të sanksioneve.

Sipas vendimeve në fuqi, Flamur Noka do të përjashtohet nga punimet e Kuvendit për 20 ditë, ndërsa Elda Hoti për 10 ditë, për shkelje të rregullores së brendshme.

Gjatë votimit në Byro, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, abstenoi. Ndërkohë, deputeti Belind Këlliçi votoi pro ankimimeve, ndërsa Blendi Klosi, Saimir Hasalla, Fatmir Xhafaj, Ogerta Manastirliu dhe Klodiana Spahiu votuan kundër, duke mbështetur lënien në fuqi të masave disiplinore.

Vendimi i sotëm konfirmon përfundimisht përjashtimet ndaj dy deputetëve të Partisë Demokratike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë