Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po mbështet presidentin serb Aleksandër Vuçiç, për të cilin tha se është i akuzuar për gjenocid në Bosnjë dhe për Safarin në Sarajevë.
Në Kolegjin e Kryetarëve në selinë blu, Berisha tha se sipas tij Rama e ktheu Vuçiçin nga dele e zezë në Ballkan, ‘në një njeri me të cilin merresh vesh’ duke i bërë sipas tij shërbimet më të çmuara.
“Me qëndrimet e tij antishqiptare dhe spiralin që hapi me Ballkanin e hapur dhe ndryshimin e kufijve. Ai e paraqiti atë para botës si një njeri konstruktiv dhe dhe udhëheqjen politike të Kosovës si destruktive dhe bllokuese. Nga dele e zezë në Ballkan, e ktheu në një good guy, me të cilin merresh vesh, një njeri i cili ka vetëm një synim, Serbinë e Madhe.
Jeni dëshmitarë se si ky pas luftës në Ukrainë, bëri dy vjet lobim nga samiti në samit, gjersa ja mbyllën gojën përfundimisht që të mos i kërkojmë Vuçiçit të respektojë sanksionet ruse. Në një kohë që vetë i vuri sanksione Kosovës. Dhe tani që komuniteti ndërkombëtar filloi të realizojë se Aleksandër Vuçiç midis Serbisë europiane dhe Serbisë ruse, zgjedh këtë të fundit, filluan me radhë t’i përqendrojnë qëndrimet ndaj tij.
Dhe filluan me radhë t’i përcaktojnë qëndrimet ndaj tij. Ky del dhe çiftohet me të tani, bëhet ortak me të, në një kërkesë fund e krye, antikombëtare për ne dhe absolutisht në kundërshtim me ëndrrën shqiptare për integrimin europian, në funksion totalisht të karriges së tij”, tha Berisha.
Berisha përmendi edhe bllokimin e arrestimit të ish zv.kryeministres Belinda Balluku, pasi socialistët, me votat e tyre nuk lejuan heqjen e imunitetit si deputete. Sipas tij, Rama e bëri këtë gjë pasi në 60 përqind të dosjes përmendet vetë ai.
Sipas tij regjimi i Ramës po bëhet më i rrezikshëm. Ai e akuzoi kryeministrin se pavarësisht telefonatave të tij me zyrtarë europianë, sipas tij nuk arriti dot që ta shmangte bllokimin e raportit IBAR nga disa vende të BE.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje